33.2 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Jo, në pishinë ka ndodhur përballja ime me Xhenetën” – Sara Gjoka flet për sherrin me Xheneta Fetahun

Modelja Sara Gjoka ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj private dhe përplasjen e famshme me Xheneta Fetahun.

Gjatë rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, Xheneta e akuzoi Sarën se kishte komunikuar me një djalë, ndërkohë që ai ishte në një njohje me të. Sara mohoi këtë akuzë dhe tha:

“Xheneta tha që ka qenë te pishina me atë djalin dhe i kam shkruar unë. Në pishinë ka ndodhur përballja ime me Xhenetën. Ka qenë një djalë që më ka shkruar mua, ishte ai i pari. Do theksoja që nuk ka asgjë të keqe në këtë tematikën që ‘i ke shkruar vetë e para’, që e përdori ajo. Doja ta cekja meqë po flasim tani haptazi, sepse tha që i kam shkruar unë e para. Edhe nëse do të kishte ndodhur nuk ka asgjë të keqe, për gocat që mund ta bëjnë si gjë, pavarësisht se nuk më ka ndodhur rasti që të kem nevojë që t’i shkruaj vetë dikujt e para.”

Sara theksoi më tej:

“Në momentin që dikush më shkruan i pari, unë nuk jam fallxhore, nuk lexoj letra që të di se me kë flet ai person. Jetojmë në një vend të vogël ku 80% e njerëzve njihen me njëri-tjetrin. Jemi njerëz që dalim, që frekuentojmë të njëjtat vende, Tirana kaq është. Dhe nëse do të ishte ky problemi, i bie që ajo do të ketë folur me 90% të djemve. I bie që me 90% të djemve ne nuk duhet të frekuentohemi, nuk duhet të dalim?”

Përballja në pishinë, tha Sara, ka qenë momenti kur Xheneta i është drejtuar djalit duke kërkuar llogari, por ai mohoi gjithçka:

“Jo, në pishinë ka ndodhur përballja ime me Xhenetën, sepse ajo më ka parë me të. Mirëpo ka ndodhur dhe një përballje fizike, jo dhunë, thjesht ishim përballë me njëra-tjetrën. Aty mora vesh revoltimin e saj drejt këtij djalit, sepse u drejtua tek ai. Kërkoi njëherë llogari tek ai, por ai mohoi çdo gjë. Ai e mohoi në syrin tim dhe në syrin e njerëzve që na rrethonin, i tha: ‘nuk kam punë me ty’. Kjo do të thotë që nuk qëndron aspak problemi tek unë, merru me djalin, a i keni mbyllur apo jo gjërat.”

Sara shtoi:

“Për më tepër që aty u mohua çdo gjë dhe ishte një marrëdhënie e mbyllur. Por mesa duket, disa njerëz jetojnë në disa marrëdhënie imagjinare, virtuale, që nuk e pranojnë ndarjen ose stopimin e komunikimit. Kur dikush ta mohon marrëdhënien dhe ti kërkon llogari, për çfarë po e kërkon? Unë nuk dija asgjë, sepse unë nuk kam pasur një shoqëri me Xhenetën. Unë kam pasur thjesht një njohje nëpërmjet rrjeteve sociale, duke qenë se ne rastiseshim në Top Channel, në kohën kur ajo ishte pjesë e ‘She’s On Top’. Nuk kemi pasur kurrë një shoqëri që unë të di se çfarë bën ajo me jetën, apo dhe ajo të dijë për mua.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...