4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Përplasje në kuvend – Seanca zgjat vetëm 15 minuta: Berisha akuzon,Spiropal i mbyll fjalën “Koha juaj ka perënduar”

TIRANË – Seanca plenare e parë pas zgjedhjeve të 11 majit përfundoi pas vetëm 15 minutash, duke u shoqëruar me përplasje të forta mes opozitës dhe maxhorancës. Seanca u hap me fjalën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë për manipulim të rezultatit zgjedhor përmes ndikimit të karteleve të drogës dhe parave të krimit të organizuar.

“Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë, një maskaradë elektorale e kontrolluar nga kartelet dhe Edi Rama,” deklaroi Berisha në sallën e Kuvendit.

Fjala e kreut të PD-së u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi përfundoi minutazhi i lejuar. Ndërhyrja e Spiropalit ndezi përplasjen:

Spiropali: “Koha juaj ka përfunduar, ka perënduar.”
Berisha: “Cila kohë?”

Tonet e larta dhe shkëmbimi i replikave të ashpra bënë që seanca të mbyllet në mënyrë të papritur, duke reflektuar përçarjen politike që vijon të thellohet edhe pas procesit zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...