26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Babë e bir në pranga për kanosje me armë – Sherri për bastet sportive përfundon me arrestime

Arjan dhe Lorenco Talhellari, babë e bir, kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pas disa javësh në kërkim për kanosje me armë zjarri dhe mbajtje pa leje të armëve. Ngjarja, e cila ndodhi në fund të prillit, mori kthesë të re pas arrestimit të të atit më 18 maj dhe ndalimit të djalit të tij sot.

Sipas burimeve të policisë, konflikti kishte si motiv bastet sportive dhe ka nisur pas një sherri verbal mes Lorenco Talhellarit dhe një shtetasi tjetër, Lendi Palaj. Situata ka agravuar kur në ndihmë të të birit ka ndërhyrë Arjan Talhellari, i cili është shfaqur me armë në dorë, një automatik që ngjan me modelin “Skorpions”.

Fatmirësisht, Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje pasi, sipas hetimeve, fishekët i kanë rënë në tokë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës në pasoja më të rënda.

Policia bën me dije se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dy fishekë dhe është konstatuar dëmtim i xhamave të një zyre elektorale, çka dyshohet të jetë pasojë e incidentit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa tashmë Arjan dhe Lorenco Talhellari përballen me akuzat për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Kanosje me armë”, teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...