24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Tragjedi në Prishtinë: Gruaja gjendet pa shenja jete para shtëpisë së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës, ku një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së banesës së saj.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në rrugën “Abdurrahman Shala” në Prishtinë. Viktima është identifikuar si Luljeta Gjinovci, 64 vjeçe.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë përkatëse të Policisë dhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e gruas.

Burime nga policia bëjnë me dije se, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo ndonjë element tjetër që do të ngriste dyshime për ndonjë vepër penale.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...