24.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Trump kërkon fundin e luftës: “Rusia dhe Ukraina duhet të ulen në tryezë”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Presidenti Donald Trump është i vendosur që të çojë palët në konfliktin Rusi-Ukrainë drejt tryezës së bisedimeve, duke theksuar se “lufta duhet të përfundojë tani”.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, Leavitt u ndal tek zhvillimet e fundit dhe tek bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës të mbajtura në Stamboll, të cilat ajo i konsideroi si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit Trump për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

“Presidenti dëshiron që të dy udhëheqësit dhe të dyja palët të ulen në tryezë, dhe sot ne pamë se ata e bënë këtë me këmbënguljen e Presidentit Trump,” u shpreh Leavitt. “Por mendimet e presidentit mbi këto bisedime dhe ato që janë përjetuar atje do t’ia lë atij.”

E pyetur për reagimin e saj lidhur me sulmin e Ukrainës me dronë ndaj territorit rus, Leavitt theksoi nevojën urgjente për t’i dhënë fund konfliktit.

“Kjo luftë tani duhet të përfundojë. Ka qenë brutale për të dyja palët dhe shumë njerëz kanë humbur jetën. Presidenti dëshiron që kjo luftë të përfundojë në tryezën e negociatave,” tha ajo.

Deklaratat e Leavitt vijnë në një kohë kur tensionet në fushën e betejës janë përshkallëzuar, ndërsa përpjekjet për ndërmjetësim kanë mbetur të zbehta. Kjo sinjalizon një rritje të interesit të administratës Trump për të luajtur një rol aktiv në ndalimin e luftës, përmes presionit diplomatik dhe kontakteve ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...