19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz mungojnë në ditëlindjen e David Beckham – tensione familjare dhe thashetheme për xhelozi

Festa e 50-vjetorit të David Beckham, e mbajtur me bujë në Londër më 3 maj, u përfol jo vetëm për emrat e njohur të ftuar, por edhe për mungesën e ndjeshme të djalit të madh, Brooklyn Beckham, dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.

Sipas burimeve të “People”, arsyeja e mungesës nuk ishte vetëm kalendari i ngarkuar. Dyshohet se çifti nuk dëshironin të ishin në të njëjtën ambient me Romeo Beckham – vëllain e Brooklyn-it – dhe të dashurën e tij, DJ Kim Turnbull. Sipas thashethemeve, Turnbull ka pasur një lidhje të mundshme me Brooklyn-in në të shkuarën, çka i ka bërë marrëdhëniet mes palëve të tendosura. Edhe pse kjo lidhje nuk është konfirmuar zyrtarisht, Cruz Beckham e mohoi publikisht në një koment në Instagram, duke shkruar: “Brooklyn dhe Kim nuk kanë qenë kurrë bashkë.”

Burime pranë çiftit pohojnë se Brooklyn dhe Nicola kishin udhëtuar nga SHBA drejt Londrës pikërisht për të qenë të pranishëm në festimet për ditëlindjen e David Beckham, ose të paktën për një darkë private familjare. Ata qëndruan për gjashtë ditë në qytet, por nuk arritën të takoheshin me Davidin. Mendohet se janë ndjerë të përjashtuar, ndërsa burime të tjera sugjerojnë se ka pasur disa evente pa praninë e Kim Turnbull, ku çifti mund të ishte bashkuar me familjen.

Megjithëse tensionet brenda familjes Beckham nuk konsiderohen të pakapërcyeshme, burimet raportojnë një distancim të qartë të Brooklyn-it dhe Nicolas nga aktivitetet familjare, gjë që ka lënduar Davidin dhe Victorinë. Duket se një lidhje e vjetër, xhelozitë dhe ndjeshmëritë e pashprehura po ndikojnë në raportet brenda një prej familjeve më të njohura në Britani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...