19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

“Ai më vari nga ballkoni i katit të 17-të”: Dëshmitarja trondit gjykatën në procesin ndaj Diddy-t

Një tjetër dëshmi tronditëse është shtuar në çështjen gjyqësore ndaj Sean “Diddy” Combs, ndërsa mikeshë e ngushtë e Cassie Ventura-s, Bryana Bongolan, u ngjit në tribunën e dëshmitarëve për të rrëfyer një episod të dhunshëm që, sipas saj, i ka lënë pasoja të rënda psikologjike.

Bongolan, e cila citoi të drejtën e saj për të mos vetë-inkriminuar veten sipas Amendamentit të Pestë të Kushtetutës Amerikane, dëshmoi për një incident të vitit 2016, kur sipas saj, Diddy e kapi dhe e vari nga ballkoni i katit të 17-të të një ndërtese, përpara se ta përplaste drejt mobilieve. “Po përpiqesha të mos rrëshqisja. Ai bërtiste ‘Ti e di ç’ke bërë’, duke shqiptuar çdo rrokje,” tha ajo në sallën e gjyqit.

Ngjarja është përmendur edhe më parë nga Cassie Ventura në padinë e saj të vitit 2023 ndaj Diddy-t, e cila u mbyll me një marrëveshje pak ditë më vonë. Por dëshmia e Bongolan, e përforcuar me fotografi që tregojnë qafore, fasha dhe një plagë në mes, si dhe një të nxirë në fytyrë, ka risjellë në vëmendje brutalitetin e supozuar të artistit të njohur.

Dëshmitarja tregoi se ndodhej në apartamentin e Cassie-t kur Diddy trokiti në derë. Në përpjekje për të mbrojtur të dashurën e saj të asaj kohe, Bongolan e fshehu atë në tualet dhe doli vetë në ballkon. Pikërisht aty, ndodhi episodi i dhunës, që sipas saj ka lënë gjurmë të thella në gjendjen e saj psikologjike, duke përfshirë makthe dhe episode të ulërimave në gjumë.

E pyetur për marrëdhënien e saj me Cassie-n, Bongolan e cilësoi këngëtaren si “një nga mikeshat më të afërta” dhe rrëfeu se periudha kur ishin bashkë shënohej nga përdorimi i shpeshtë i substancave narkotike: “Konsumonim shumë marijuanë, kokainë, ketaminë… u kthye në zakon,” tha ajo.

Ndërkohë, prokurorët kanë bërë të ditur se nuk do të ngrejnë akuza ndaj Bongolan për sa kohë dëshmia e saj mbetet e vërtetë dhe në përputhje me faktet.

Procesi gjyqësor ndaj Sean Combs vijon të thellohet me çdo seancë, duke zbuluar një botë të errët prapa jetës publike të një prej figurave më të fuqishme të muzikës amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...