19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Aksident në aksin Fier–Seman, përplasen makinë dhe mjet bujqësor – tre të plagosur

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por mbeten nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të lënduarve apo mbi rrethanat e sakta të përplasjes, por paraprakisht dyshohet se mjeti bujqësor nuk ishte i pajisur me sinjalistikë të mjaftueshme për qarkullimin në rrugë gjatë orëve të errëta. Hetimet janë në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...