23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 – Spiropali urdhëron seancën plenare, Opozita pritet të rikthejë në vëmendje akuzat për 11 majin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur seancën plenare të radhës për ditën e sotme, me nisje në orën 10:00, ku në rendin e ditës përfshihen një sërë projektligjesh dhe akte normative, që shtrihen nga marrëveshje ndërkombëtare te çështje buxhetore dhe dokumentacioni personal.

Megjithëse fokusi zyrtar i punimeve është mbi miratimin e projektakteve të njoftuara, përfaqësuesit e opozitës paralajmërojnë se do të përdorin seancën për të denoncuar manipulimin e pretenduar të zgjedhjeve të 11 majit, ku sipas tyre, “mazhoranca ka bashkëpunuar me banda kriminale për të grabitur votën e shqiptarëve”.

Pikat kryesore të rendit të ditës:
• Miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar (29 maj 2025)
• Ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare mbi të drejtën detare sipas Konventës së OKB-së për diversitetin biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar
• Ndryshime në ligjin e buxhetit për vitin 2025
• Shtesa në ligjin për pasaportat shqiptare
• Shtesa në ligjin për letërnjoftimin elektronik
• Ratifikimi i marrëveshjes së sigurisë Shqipëri–Ukrainë
• Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO)

Seanca pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar, pasi opozita ka paralajmëruar interpelanca dhe replika të forta, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e bllokimeve proceduriale apo protestash simbolike në sallë.

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.
12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...