26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

U arrestua në kuadër të operacionit ndërkombëtar / Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos sot për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos sot për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie” pasi u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”. KLP pritet që të pezullojë Sotën, deri në përfundim të hetimeve, ashtu siç e parashikon ligji.

Kujtojmë se prokurori Sota u arrestua pas operacionit ndërkombtar që u shtri në disa shtete, ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.

Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u shpreh se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...