4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Tiranë, 6 qershor 2025 – Kombëtarja e futbollit e Serbisë, e drejtuar nga trajneri Dragan Stojkovic, mbërriti këtë të premte në orën pasdites në Rinas, ku u prit me masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit. Ekipi u shoqërua nga aeroporti drejt hotelit pranë “Pallatit me Shigjeta”, afër stadiumit “Arena Kombëtare”, ku do të akomodohet gjatë qëndrimit në Tiranë.

Për të shmangur çdo incident gjatë qëndrimit dhe ndeshjes, stafi i Serbisë do të jetë i shoqëruar nga forca të shumta policore, ndërsa skuadra ka marrë edhe stafin e vet të sigurisë personale. Ndërkaq, si shumë ekipe të tjera prestigjioze, edhe Serbisë i është bashkuar kuzhinieri i saj, që do kujdeset për dietën dhe energjinë e futbollistëve përpara sfidës kyçe në Grupin K të kualifikueseve.

Sfida Shqipëri-Serbi pritet të jetë vendimtare për vendin e dytë në grup, ndaj masat e sigurimit janë të larta. Policia e Shtetit njoftoi se rreth 2 mijë efektivë do të jenë në terren, ndërsa do të bllokohen rrugët pranë stadiumit dhe do ketë kontrolle të imtësishme për tifozët që do të hyjnë në “Arenën Kombëtare”.

Agjenda e ekipit serb për ditën e premte, 6 qershor:

  • Mbërritja në Tiranë pas orës 13:30

  • Akomodimi në hotel pranë “Pallatit me Shigjeta”

  • Ora 17:30 – Konferenca për shtyp e trajnerit Dragan Stojkovic në “Arenën Kombëtare”

  • Ora 18:00 – Stërvitja e ekipit në stadium

  • Ora 19:30 – Kthimi në hotel

Ndeshja pritet të zhvillohet me një ambient të tensionuar, ndërsa të dyja skuadrat synojnë fitoren që do vendosë fatin e kualifikimit për në Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...