27.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Tragjedi në Arizona: 19-vjeçarja humb jetën nga një sfidë e rrezikshme në internet

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Arizona të SHBA-së, ku Rena O’Rourke, një 19-vjeçare, humbi jetën pas pjesëmarrjes në një sfidë virale në internet të quajtur “pastrimi i pluhurit” (dusting challenge).

Sfida konsiston në thithjen e gazit nga spërkatësit e pastrimit të tastierës, i cili përmban kimikate të rrezikshme që mund të japin ndjesinë e dehjes për disa minuta, por që në fakt zëvendësojnë oksigjenin në mushkëri dhe mund të çojnë në pasoja fatale.

Pas realizimit të sfidës, Rena pësoi arrest kardiak dhe u dërgua menjëherë në spital, ku qëndroi për një javë në kujdesin intensiv. Mjekët konstatuan se truri i saj kishte ndaluar së funksionuari dhe nuk kishte më kthim pas.

Babai i saj, Aaron O’Rourke, u shpreh mes dhimbjes:

“Ajo gjithmonë më thoshte: ‘Do të bëhem e famshme, babi. Më shiko mua.’ Dhe për fat të keq, kjo ndodhi në mënyrën më tragjike të mundshme.”

Prindërit e vajzës kanë ngritur alarmin për rrezikun e këtyre sfidave virale, që shpesh qarkullojnë pa kontroll në TikTok dhe rrjete të tjera sociale.

Fëmijët mund ta blejnë këtë lëndë pa dokument identifikimi. Nuk ka asnjë pengesë. Prindër, kontrolloni dhomat e tyre, kontrolloni çfarë ndjekin online, edhe nëse nuk u pëlqen. Kjo mund t’ua shpëtojë jetën,” apeluan ata.

Një mjek i spitalit lokal në Arizona tha për New York Post se kimikatet në këto spërkatës nuk janë aspak të padëmshme:

“Vetëm disa sekonda janë të mjaftueshme për të shkaktuar dëm të pakthyeshëm në tru.”

Autoritetet dhe mjekët po i bëjnë thirrje publikut që të mos nënvlerësojë pasojat e eksperimenteve të rrezikshme online, ndërsa organizatat e sigurisë kërkojnë që të rritet kontrolli mbi shitjen e produkteve të tilla për të miturit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...