27.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Trump firmos urdhra për dronët, taksitë ajrore dhe fluturimet supersonike

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar tre urdhra ekzekutivë që synojnë të forcojnë sigurinë kombëtare ajrore dhe të nxisin zhvillimin e teknologjive të reja në aviacion, përfshirë dronët, taksitë ajrore elektrike (eVTOL) dhe fluturimet komerciale supersonike.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, një nga urdhrat lejon përdorimin e dronëve përtej vijës së dukshmërisë së operatorëve, një hap thelbësor për të avancuar dërgesat komerciale dhe për të reduktuar varësinë nga prodhuesit kinezë të këtyre pajisjeve.

Trump ka urdhëruar gjithashtu krijimin e një task force federale për të mbikëqyrur kontrollin e hapësirës ajrore, për të zgjeruar kufizimet në zona të ndjeshme dhe për të gjurmuar dronët në kohë reale, veçanërisht në funksion të sigurisë në ngjarjet e mëdha publike si Lojërat Olimpike apo Kupa e Botës.

“Po sigurojmë kufijtë tanë nga kërcënimet e sigurisë kombëtare – përfshirë ato në ajër,” deklaroi Michael Kratsios, drejtor i Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sebastian Gorka, drejtor për antiterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përmendi përdorimin masiv të dronëve në luftën e Ukrainës dhe kërcënimet e ngjashme në SHBA:

“Do të forcojmë ligjet tona për të penguar dy lloje njerëzish: kriminelët dhe budallenjtë,” tha ai.

Në një tjetër veprim me ndikim afatgjatë, Trump i ka kërkuar Administratës Federale të Aviacionit (FAA)heqë ndalimin e fluturimeve supersonike mbi tokë, një masë që daton që nga viti 1973. Kjo do të hapte rrugën për një epokë të re të udhëtimeve ajrore shumë më të shpejta brenda SHBA-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...