27.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Ndërron jetë diplomati Ilir Shqina – Majlinda Bregu: “Na mungon korrektësia dhe dinjiteti i tij në administratë”

 

Diplomati Ilir Shqina është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në radhët e administratës publike shqiptare. Lajmin e hidhur e ka bërë publik ish-ministrja dhe politikania Majlinda Bregu, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

“Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s,” – shkruan Bregu në Facebook. “E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria përballi një nga fazat më të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Europë.”

Ajo vlerëson kontributin e Shqinës jo vetëm profesional, por edhe njerëzor:

“Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.”

Shkaku i ndarjes nga jeta nuk është bërë publik. Megjithatë, lajmi ka sjellë reagime të dhimbshme dhe ngushëllime nga kolegë, miq e bashkëpunëtorë që e kanë njohur nga afër.

Ilir Shqina njihet gjithashtu për publikun shqiptar si ish-bashkëshorti i ish-deputetes dhe moderatores Grida Duma, me të cilën ka edhe një djalë, Darien.

Majlinda Bregu e mbyll fjalën e saj me një mesazh prekës:

“Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. U prehsh në paqe, Ilir.

🕊️

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...