33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Fluks në Morinë: Mijëra qytetarë nga Kosova dhe rajoni drejt Shqipërisë për fundjavë dhe ndeshjen Shqipëri-Serbi

 

Pika kufitare e Morinës po përjeton një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve, teksa dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës kanë hyrë në Shqipëri gjatë orëve të fundit.

Arsyet kryesore për këtë fluks janë fundjava në bregdetin shqiptar dhe ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet sonte.

Për të përballuar këtë fluks, autoritetet në doganën e Morinës kanë hapur kufirin duke shmangur kontrollet e zakonshme, në zbatim të marrëveshjes për qarkullim të lirë. Ky veprim synon të parandalojë krijimin e radhëve të gjata dhe të lehtësojë udhëtimin për qytetarët që vijnë kryesisht nga Kosova.

Rritja e qarkullimit është gjithashtu një tregues i lidhjes së fortë që qytetarët nga rajoni ndiejnë me Shqipërinë, jo vetëm për pushime, por edhe për të mbështetur Kombëtaren kuqezi në sfidat e saj ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...