27.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Reagime të forta pas emërimit nga Trump të një 22-vjeçari pa përvojë në krye të një programi antiterror

 

Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me kritika të ashpra nga qarqet e sigurisë kombëtare, pas vendimit për të emëruar një 22-vjeçar pa përvojë, Thomas Fugate, në krye të njërit prej programeve më të ndjeshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS): Qendra për Parandalimin e Dhunës së Targetuar dhe Terrorizmit.

Fugate, i diplomuar vetëm një vit më parë në Universitetin e Texasit në San Antonio, ka marrë drejtimin e një programi me buxhet mbi 18 milionë dollarë, që ka për detyrë identifikimin dhe parandalimin e radikalizmit dhe sulmeve të brendshme terroriste në SHBA. Para këtij emërimi, ai kishte punuar si kopshtar, ndihmës në një market dhe pjesëmarrës në organizata konservatore si Heritage Foundation, si dhe në fushata politike të Trump.

Ekspertët e sigurisë e kanë quajtur vendimin “absurd dhe të rrezikshëm”, duke e krahasuar me “vendosjen e një praktikanti në një rol me përgjegjësi jetike”. “Kjo minon profesionalizmin dhe besimin te institucionet federale të sigurisë,” u shpreh për ProPublica një ish-zyrtar i lartë i DHS.

Nga ana e saj, administrata Trump ka mbrojtur vendimin, duke e cilësuar Fugate si një “zë të ri konservator me potencial të madh”, por kritikët paralajmërojnë pasoja të rënda për sigurinë publike, për shkak të mungesës së përgatitjes profesionale dhe përvojës në çështje komplekse si lufta kundër terrorizmit të brendshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...