33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Sali Berisha publikon video të tifozit që nxirret nga stadiumi për shkak të bluzës me simbolin e UÇK-së: “As në Beograd nuk ndodh!”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë sot në rrjetet sociale një video ku dokumentohet momenti kur një tifoz shqiptar nxirret me forcë nga stadiumi nga policia.

Në postimin e tij, Berisha denoncon ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një akt antidemokratik dhe pjesë e “narko-regjimit të Edi Ramës”. Ai thekson se ngjarja është e papranueshme dhe nuk ndodh as në Beograd, duke aluduar në mënyrën se si trajtohen simbolet dhe liritë e tifozëve në vendet fqinjë.

Në videon e shpërndarë nga Berisha, shihet momenti kur policia ndalon një tifoz që mban një bluzë me stampën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe më pas e nxjerr jashtë stadiumit.

Berisha shkruan:

“As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluzë me stampë të UÇK! Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!”

Ai gjithashtu i drejtohet drejtpërdrejtë ndjekësve duke përfshirë mesazhin dhe videon e tifozit dixhital:

“Mirëmëngjesi Dr.Sali Berisha! Një tifoz u largua mbrëmë nga policia e Shqipërisë vetëm sepse mbante një maicë me mbishkrimin UÇK. Dhe kjo nuk ndodhi në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë, nga policia shqiptare, nën qeverisjen e Edi Ramës!”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe diskurs politik në vend, duke përplasur opozitën dhe mazhorancën mbi liritë qytetare dhe trajtimin e simboleve kombëtare në publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...