33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Ylli i TikTok Khaby Lame arrestohet në SHBA për skadim vize, më pas lirohet vullnetarisht

Khaby Lame, influencuesi italo-senegalez dhe ylli më i njohur i TikTok në botë me 162.2 milionë ndjekës, u arrestua të premten më 6 qershor nga Shërbimi Federal i Imigracionit të SHBA-së (ICE) në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas, Nevada. Arsyetimi i arrestimit ishte skadimi i vizës së tij.

Sipas deklaratës së agjencisë federale, 25-vjeçari Cabane “Cabi” Lame kishte mbërritur në SHBA më 30 prill, por viza e tij kishte kaluar afatin e vlefshmërisë. Për këtë arsye, ai u arrestua për shkelje të ligjit të imigracionit.

Megjithatë, sipas ICE, Khaby Lame u lejua të largohej “vullnetarisht” më 6 qershor dhe që nga ajo kohë është larguar nga Shtetet e Bashkuara.

Khaby Lame, i njohur për videot e tij të shkurtra dhe pa fjalë në TikTok, ku ironizon dhe thjeshton situata komplekse me një gjest karakteristik, është bërë një figurë ndërkombëtare me famë të madhe. Ai ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme të famës dhe pasurisë, falë videove që ka nisur të postojë gjatë pandemisë COVID-19, pas humbjes së punës në fabrikë në mars 2020 në Chivasso, afër Torinos.

Forbes e ka vlerësuar pasurinë e tij rreth 16.5 milionë dollarë, ndërkohë që është cilësuar si “Charlie Chaplin i epokës dixhitale”.

Përveç suksesit në rrjetet sociale, Khaby Lame është edhe ambasador i UNICEF-it që nga janari i këtij viti, duke përdorur influencën e tij për kauza humanitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...