33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Mediat serbe kritikojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi në Tiranë: “Terror, skandal dhe dhunë ndaj lojtarëve tanë”

 

Tiranë – Ndeshja e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror përfundoi në barazim pa gola (0-0), por jo pa shkaktuar polemika të forta në media. Gazeta serbe “Pink” dhe portale të tjera në Beograd kanë pasqyruar takimin me tone kritike, duke dënuar ashpër sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe duke akuzuar për mungesë reagimi nga arbitri.

Sipas raporteve serbe, atmosfera në stadiumin e Tiranës ishte shumë tensionuar dhe herë pas here situata dilte jashtë kontrollit. Disa futbollistë të kombëtares serbe u goditën me objekte të hedhura nga tribunat, ndërsa loja u ndërpre disa herë për shkak të incidenteve. Mediat në Serbi kritikuan gjyqtarin për mosndërhyrje dhe theksuan se sipas rregullave të UEFA-s, arbitri duhej të ndërpriste ose evakuonte tribunat.

Një nga portale më të mëdha serbe shkroi se nëse një skenar i tillë do të ndodhte në Beograd, ndeshja do të ndërpritej menjëherë, duke hedhur dyshime mbi standardet e drejtësisë sportive.

Mediat serbe përdorën terma si “terror”, “skandal” dhe “sulm ndaj lojtarëve tanë”, ndërsa përshkruan edhe momentin kur fëmijët shqiptarë në stadium bënë me duar shqiponjën dykrenare gjatë këndimit të himnit serb, duke e paraqitur si akt provokues dhe shkak tensioni.

Portali Blic shkroi se skuadra serbe “i mbijetoi një ferri të vërtetë”, teksa përmendi edhe ndërprerjet e shkaktuara nga hedhja e objekteve ndaj lojtarëve, por vuri në dyshim mungesën e guximit të gjyqtarit për të ndërprerë përfundimisht ndeshjen.

Nga ana tjetër, kjo fushatë mediatike në Serbi duket se injoron dhunën që futbollistët shqiptarë pësuan në Beograd para 11 vjetësh, një ngjarje që kishte sjellë ndërprerjen e ndeshjes dhe fitore 0-3 në tavolinë për Shqipërinë.

Takimi Shqipëri–Serbi mbetet kështu një nga më të tensionuarit dhe më të diskutuarit në historinë e futbollit ballkanik, ku sporti dhe politika vazhdojnë të përplasen edhe jashtë fushës së lojës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...