34.9 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Sulm me thikë në Mynih, plagosen disa persona – sulmuesja humb jetën pas ndërhyrjes së policisë

Mynih u trondit mbrëmjen e së shtunës nga një sulm me thikë, ku një grua 30-vjeçare plagosi disa kalimtarë në zonën e njohur të Theresienwiese – vendi ku çdo vit mbahet festivali tradicional “Oktoberfest”. Ngjarja alarmoi qytetin dhe solli reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga mediat gjermane BILD dhe Abendblatt, sulmuesja u qëllua nga policia gjatë tentativës për ta neutralizuar. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë pak orë më vonë.

Policia gjermane ka konfirmuar se disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit, por nuk ka dhënë ende një bilanc zyrtar të të dëmtuarve. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.

Sipas raportimeve të BILD, ekziston dyshimi që gruaja të ketë qenë e prekur nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë autoritetet nuk kanë konfirmuar ende asgjë zyrtare në lidhje me gjendjen psikologjike të saj.

Theresienwiese, që zakonisht është simbol i festës dhe gëzimit, këtë herë u kthye në skenën e një akti të dhunshëm që tronditi jo vetëm qytetin, por gjithë vendin. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonë dhe kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...