33.6 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Egli Tako thyen heshtjen për zhdukjen e projekteve muzikore nga YouTube: “Nuk kam të drejta mbi këngët, fshirja ishte vendim i autores”

Pas zhdukjes së disa projekteve muzikore nga platforma YouTube, këngëtarja Egli Tako ka dalë me një reagim të sinqertë dhe sqarues për ndjekësit e saj.

Në një deklaratë publike, Egli sqaron se, megjithëse ka qenë interpretuese në këto projekte, ajo nuk është autore e këngëve dhe për pasojë nuk ka të drejta pronësie mbi to. Ajo thekson se fshirja është bërë për arsye personale të autores së këngëve dhe jo me iniciativën e saj.

Në postimin e saj, Egli shpjegon:

“Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes & dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to.
Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi – O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.
Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.”

Ajo shprehet edhe për ndikimin që mund të ketë kjo situatë te artistët e ftuar në këngë:

“Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi – O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!”

Egli Tako tregon se ka vendosur së bashku me Fifin që të shmangin keqkuptime apo aludime duke ndarë qartë rolet dhe përgjegjësitë, duke e parë situatën në një spektër më të gjerë menaxherial:

“Kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit.”

Në fund, këngëtarja falënderon publikun dhe premton rikthim me projekte të reja:

“Ju dua shumë dhe gjatë këtij muaji do shihemi ashtu siç ju keni pritur gjithmonë, të më shihni, plot me surpriza të bukura dhe shumë muzikë! Faleminderit për gjithë dashurinë që më jepni, ju dua shumë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...