26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëron ndëshkime të zyrtarëve në nivel qëndror apo lokal që abuzojnë me fondet publike

Kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë fjalës së tij në konferencën me titull “Sfida dhe lufta ndaj korrupsionit”, ka paralajmëruar ndëshkime të zyrtarëve në nivel qëndror apo lokal, që abuzojnë me fondet publike.

Ai tha se SPAK, edhe në një kohë kaq të shkurtër, ka dhënë rezultatet e para. Kraja e cilësoi risi faktin që SPAK ka kërkuar konfiskimin e pronave dhe parave që rrjedhin nga struktura kriminale.

“Kërkohet më shumë të kemi produkt në raport me eveidentimn e shkeljeve në shpërdorimin e fondeve publike, qoftë në nivel lokal apo qëndror.

Kuptohet bëhet fjalë për zyrtarë të përfshirë që në mënyrë abuzive shkelin ligjin.

Kjo është përparësi e jona padiskutim që është duke u vlerësuar përditë e shpejt do kemi dhe rezultate konkrete që do i bëjmë publke por me rëndësi është që struktura është e vendosur për qëllimin që është krijuar dhe ka vullnetin për të bashkëpunuar pë ta realizuar qëllimin e përbashkët”.

“Kemi objektiv vendosjen e kontakteve me BE. Është e rëndësishme. Jemi në proces bashkëpunimi me BE. Ajo që kemi konstatuar ka të bëjë me faktin e pandëshkueshmërisë. Kjo ka ardhur nga mosfunkionimi i sistemit, prokurori, gjykatë që s’ka dhënë atë që duhet të jepte, dënimin e personave që shkelin ligjin. Po shohim çdo ditë gjyqtarë dhe prokurorë që përfshihen në veprimtari që shkelin ligjin. Në këtë sens, është një mekanizëm që duhet të funksionojë si një i tërë. Ndëshkueshmëria e atyre që s’kanë ushtruar detyrën duhet të jetë një vijë ndarëse.

Ose duhet të jemi të gjithë bashkë, ose ata që dalin kundër duhet të marrin përgjegjësitë për atë që bëjnë. Këtë vit kemi pasur në disa raste, edhe dënime për pastrim të produkteve të veprave penale, përfshirë dhe konfiskimet. Mendoj që është risi dhe përparësi që kemi vendosur.

Ne jemi të vendosur për të ndaluar çdo pasuri kriminale, sepse është e paligjshme ta administrojnë dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet produkt më shumë në evidentimin e shkeljeve të fondeve publike. Bëhet fjalë për politikanë, u shpreh Soreca”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...