25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“U largua pa gjurmë, u gjet i varur” – Tronditet komuniteti nga vdekja e 20-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit fshatin Gjonomadh, ku është gjetur i varur në një pemë Hysen (Eni) Lato, 20 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur vetëm pak orë më parë nga familjarët.

Sipas raportimeve të para, trupi i pajetë i të riut është zbuluar nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ngjarja ka sjellë trishtim të thellë në komunitetin lokal, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta.

Eni Lato kishte humbur kontaktet me familjen që prej gjashtë ditësh. Ai ishte larguar nga banesa pa marrë as celularin, as para dhe as ndonjë send personal, çka ka shtuar dyshimet për një gjendje të rënduar emocionale.

Burime jozyrtare flasin për mundësinë që i riu të ketë qenë duke kaluar një periudhë të vështirë psikologjike, por këto informacione nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet. Ndërkohë, grupi hetimor dhe mjekësia ligjore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo ndonjë rrethanë tjetër që mund të ketë çuar në këtë fund tragjik. Familjarët dhe të afërmit e tij janë në gjendje të rënduar emocionale.

Tragjedia e Eni Latos është një tjetër alarm për shëndetin mendor të të rinjve, një plagë e thellë në shoqërinë shqiptare që kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...