10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Presidentja Osmani në 26-vjetorin e Çlirimit: “Një histori e shkruar me gjak nuk mund të fshihet me laps”

Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh të fuqishëm përmes një postimi në Facebook, duke rikujtuar ditën kur 50 mijë ushtarë të NATO-s zbarkuan në Kosovë dhe sollën me vete shpresën, pas një periudhe të gjatë errësire dhe dhimbjeje.

“Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa,” – shkruan Osmani, duke theksuar se më shumë se një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Presidentja kujton me krenari rolin vendimtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATO-s, të cilët, siç shprehet ajo, e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë, duke e bërë lirinë realitet.

Në mesazhin e saj, ajo i përgjigjet edhe përpjekjeve për të rishkruar historinë:

“Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.”

Osmani përmbyll mesazhin me një thirrje për krenari kombëtare dhe nderim të përjetshëm për dëshmorët, duke theksuar se Kosova e lirë, e pavarur dhe demokratike është përjetësuar nga gjaku i atyre që ranë për liri:

“Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!”

Kjo ditë, që shënon fundin e luftës dhe fillimin e një epoke të re për Kosovën, përkujtohet çdo vit si simbol i sakrificës, unitetit dhe aspiratës për një të ardhme të ndritur europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...