22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Arrestohet 38-vjeçari në “Ali Demi”, kapet me armë dhe drogë në makinë

Një 38-vjeçar, i identifikuar si Krisald Kundraxhi, është arrestuar nga policia në rrugën “Ali Demi” gjatë një operacioni të zhvilluar kundër kriminalitetit të organizuar. Ai dyshohet si anëtar i bandës së njohur të Gjergj Cukalit.

Gjatë ndalimit të automjetit ku udhëtonte Kundraxhi së bashku me pasagjerin J. K., policia kreu kontroll fizik dhe më pas kontroll në banesën e tij. Në pronësi të 38-vjeçarit u gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 304 gramë lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe pjesë arme.

Kundraxhi rezulton të jetë arrestuar edhe më parë për të njëjtat vepra penale. Në vitin 2016, ai ishte kapur nga policia e Tiranës bashkë me figura të njohura të kriminalitetit si Gjergj Cukali, Artur Tarja, Muharrem Kallushi, Vjollca Gjoka, Gentian Balliu dhe Armand Gjoka.

Policia vijon punën për dokumentimin dhe goditjen e grupimeve kriminale në vend, ndërsa arrestimi i Kundraxhit shënon një tjetër sukses në këtë drejtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...