20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri 25 vjecari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ka realizuar ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit Sorel Cenaj, 25 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “tentativë vrasjeje”.

Sorel Cenaj ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Kukësit, e cila i kishte caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ai dyshohet se në vitin 2023, në një lokal në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, ka tentuar të vrasë një shtetas, duke e goditur atë me një mjet prerës.

Njoftimi zyrtar i Interpol Tiranës sqaron se operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”, vijon me sukses, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit. Ky bashkëpunim ka mundësuar lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Sorel Cenaj, 25 vjeç, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri dhe është vënë menjëherë në dispozicion të autoriteteve ligjzbatuese për veprimet e mëtejshme ligjore.

Interpol Tirana thekson se ky operacion është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave penale të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...