9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Poeti ka mbyllur sytë mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh.

Ruka u nda sot nga jeta pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.

Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984.

Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996.

Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Petrit Ruka ka zënë vendin e vet në letërsinë shqiptare si një nga poetët më të mirë të saj. Me ikjen e tij letërsia shqiptare humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.

Lajmin e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.

“Ndahet nga jeta Petrit Ruka pas nje semundje te pasherueshme, Petriti ky tepelenas i shquar na la nje boshllek te madhe ne gjithe Laberin e me tej , poet, publiciste, skenograf i shquar nje nga shkrimtaret me te mire te letersise shqipe, nje patriote e devotshem sot fjalet per ty nuk mbarojne ..

Lamtumire o njeri i mire, do kujtohesh perhere nga te gjithe, per vepren e madhe qe le. Varrimi eshte sot ne Tirane date 06/07/2021 ne oren 13.00 ne Tufine, nisja behet nga Agjensia funerale Alba 2000 tek Medreseja”, shkruajnë në rrjetet sociale, në faqen ‘Rreth i Tepelenës’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT