27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Dënime të përjetshme për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku – Gjykata rrëzon organizatorët e krimit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë

TIRANË – Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar si organizatorë të vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku, ngjarje e ndodhur më 8 prill 2017 në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë.

Bledar Jambelli, i arrestuar në Greqi në vitin 2018 dhe më pas ekstraduar në Shqipëri, u konsiderua nga hetimet si porositësi dhe financuesi i krimit, ndërsa Kristaq Leci u identifikua si pjesë e grupit që ndihmoi në realizimin e atentatit.

Për zbardhjen e ngjarjes kyçe ishte dëshmia e Mikel Shallarit, autori ekzekutues i krimit, i cili pas arrestimit vetëm pak ditë pas vrasjes, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë. Shallari tregoi në detaje marrëveshjen që kishte bërë me Jambellin dhe skemën e atentatit, duke përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Si rezultat, ai u dënua me vetëm 10 vite burgim, një dënim i reduktuar në këmbim të bashkëpunimit të tij.

Sipas dosjes hetimore, motive personale hakmarrjeje që lidhen me detyrën e Artan Cukut si drejtues policie, çuan në ekzekutimin e tij. Në vitin 2012, Cuku kishte urdhëruar arrestimin e Jambellit, i dyshuar për vrasjen e Armando Delajt, çështje për të cilën ky i fundit u lirua dy vite më vonë dhe madje mori dëmshpërblim nga shteti shqiptar prej 500 mijë lekësh për burgosje të padrejtë.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës mbyll një nga dosjet më të bujshme të atentateve kriminale ndaj zyrtarëve të lartë të rendit, me një mesazh të qartë se bashkëpunimi me drejtësinë mund të çojë drejt zbardhjes së krimeve më të rënda në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...