27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

“Miss Fjalimi në Kuvend” – Agron Gjekmarkaj ironizon socialistët me nota sarkazme dhe humor parlamentar

TIRANË – Në një ndër fjalimet më ironike të seancës plenare të ditës së sotme, deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, përdori humor dhe sarkazëm për të komentuar ndërhyrjet e kolegëve socialistë, duke propozuar madje krijimin e një konkursi “Miss Fjalimi” ose “Mis<s Oratoria” për fjalimet e tyre në sallën e Parlamentit.

Duke e cilësuar projektligjin e diskutuar si një që “e nxjerr Shqipërinë në selamet”, Gjekmarkaj falënderoi ministrin Taulant Balla për angazhimin pranë Ministrisë së Energjetikës, duke e quajtur “yzmeqar energjetik”, me nënkuptimin se ministri po kërkon të justifikojë pagën në mungesë aktiviteti parlamentar.

Fjalimi i Gjekmarkajt përfshiu nota të forta ironie edhe ndaj fjalimeve të disa deputetëve të PS-së:

Dy fjalimet e zotit Balla, ai i zonjës Resuli, zonjës Antoneta dhe i Dilo Nasufit, meritojnë një komision estetik. Do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun, sepse janë në nivele të larta estetike”, – u shpreh ai, duke vijuar me propozimin që fjalimi fitues të lexohet në seancën e fundit të Kuvendit si akt për “higjenë mendore dhe shpirtërore”.

Reagimi nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk mungoi, duke i kujtuar Gjekmarkajt se ky nuk ishte një diskutim procedural dhe duke i sugjeruar që t’i dërgojë komentet me shkrim.

Në fund, Gjekmarkaj nuk hezitoi të përmbyllë me një tjetër thumbim elegant:

Fjalimi fitues të lexohet në seancën e fundit, në respekt të shëndetit mendor të deputetëve.

Fjala e Gjekmarkajt u prit me të qeshura dhe reagime të përziera në sallë, duke treguar edhe një herë aftësinë e tij për të përdorur ironinë si armë politike në debatet parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...