27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Big Brother VIP 5” në horizont: Nisin aludimet për banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë nga përfundimi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, entuziazmi dhe kureshtja për sezonin e pestë kanë nisur të marrin jetë.

Mediat online dhe rrjetet sociale janë vërshuar nga spekulime dhe emra të përfolur, ndërsa mëngjesin e sotëm, në emisionin “Wake Up”, moderatorja Neada Muça ndau disa prej kandidatëve potencialë që mund të futen në shtëpinë më të ndjekur të vendit.

“Portalet kanë filluar që tani të nxjerrin emrat e rinj të Big Brother-it të ardhshëm. Kam disa emra për ju, shpresoj t’ju pëlqejnë!”, – u shpreh Neada gjatë transmetimit live.

Sipas saj, ndër emrat më të përfolur janë:
• Hygerta Sako – moderatorja sportive dhe ish-Miss Shqipëria, e njohur për sharmin dhe karrierën televizive.
• Isli Islami – moderatori karizmatik i mëngjeseve televizive, i njohur për stilin e tij të qetë dhe diplomatik.
• Kelvi Kadilli – gazetari dhe opinionisti me humor të mprehtë dhe batuta therëse, që premton tension dhe argëtim.
• Kostana – një figurë e re, që është shfaqur më parë në ekran dhe duket se po fiton popullaritet.
• Vitmar Basha – këngëtari dhe showman-i energjik, i njohur për natyrën spontane dhe veprimet e papritura.

Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni i Top Channel, duket se ethet për BBV5 kanë filluar shumë më herët se zakonisht.

Sezoni i katërt theu rekordet e ndjekshmërisë dhe duket se pritshmëritë për edicionin e radhës janë edhe më të larta. Tashmë, publiku pret me padurim datën e fillimit dhe konfirmimin zyrtar të emrave, ndërsa rrjetet do të vijojnë të ziejnë me teori dhe pritshmëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...