20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

IAEA: Nuk ka rritje të niveleve të rrezatimit pas sulmeve në impiantet bërthamore të Iranit

Pas sulmeve të koordinuara amerikano-izraelite ndaj tri centraleve bërthamore të Iranit – Fordow, Isfahan dhe Natanz – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka deklaruar se nuk ka të dhëna për rritje të niveleve të rrezatimit jashtë këtyre impianteve.

“IAEA mund të konfirmojë se deri në këtë kohë nuk është raportuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë centralit,” thuhet në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale nga vetë agjencia.

Ky komunikim vjen në një moment kur shqetësimet globale për ndonjë ndotje radioaktive janë në rritje, pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump se forcat ajrore amerikane kanë goditur tri objektet kryesore bërthamore të Iranit me qëllim çmontimin e kapaciteteve të tij për pasurim të uraniumit.

IAEA nënvizoi se është në pritje të më shumë informacione dhe do të ofrojë vlerësime të mëtejshme mbi situatën sapo të ketë të dhëna të verifikuara nga terreni.

Deklarata e agjencisë ndërkombëtare synon të qetësojë opinionin ndërkombëtar, ndërsa tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë arritur pikën më kritike të dekadës, duke ngritur frikën për një përshkallëzim me pasoja të pakontrollueshme jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për sigurinë bërthamore globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...