37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë: “Nuk ka pasur investim që prej 35 vitesh”

KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në qendër të fshatit, duke shprehur indinjatën ndaj pushtetit vendor dhe atij qendror, për të cilët pretendojnë se i kanë lënë në harresë dhe nuk kanë ndërhyrë për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Banorët ngrenë si një nga problemet kryesore gjendjen e rrugës rreth 2 kilometra që lidh Gjormin me autostradën Milot–Thumanë dhe aksin nacional Laç–Mamurras. Sipas tyre, degradimi i rrugës ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe jetën e përditshme.

Një tjetër shqetësim është mungesa e ujit të pijshëm. Banorët thonë se detyrohen ta blejnë ujin ose të udhëtojnë disa kilometra për ta mbushur në burime.

“Kemi bërë shumë kërkesa po asnjë nuk na i ka marrë parasysh”, tha një prej banorëve.

“U bë 15 vjet as një zhavor nuk është hedh, vetëm çfarë bën komuniteti”, u shpreh një tjetër.

Situatën e vështirë një tjetër banor e përmblodhi me fjalët: “Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur”.

“Nuk kemi as rrugë dhe as ujë të pijshëm. Këtu nuk ka pasur investim që prej 35 vitesh”, tha një tjetër banor.

Në mbështetje të protestuesve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, së bashku me këshilltarët opozitarë të Bashkisë Kurbin, Albert Ndoci dhe Safedin Lika. Ata kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave të ngritura nga banorët.

Në fshatin Gjorm jetojnë mbi 250 familje, të cilat, sipas banorëve, përballen prej vitesh me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe shërbimet bazë.

Në listën e problematikave janë edhe përmbytjet e vazhdueshme gjatë reshjeve të shiut, ndërsa banorët ngrenë shqetësimin edhe për mungesën e mbrojtëseve anësore në urën mbi kanalin e ujërave të larta, duke pretenduar se kjo përbën rrezik për fëmijët dhe banorët e zonës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...

Sherri në burgun e Fierit, pezullohen 8 efektivë – mes të përfshirëve Denis Bajri,...

0
Tetë punonjës të sigurisë në IEVP Fier janë pezulluar nga detyra pas konfliktit të regjistruar të shtunën në ambientet e përbashkëta të burgut, ku...