VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë.
I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë nga një shkëmb, duke pësuar dëmtime të shumta.
Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari po transportohet drejt Spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor.
Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Ndërkohë, pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.





