10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

SPAK mbyll hetimet për dy atentatet që sollën katër viktima/ Dërgon në gjyq Taloç Çelën dhe 5 të pandehurit e tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dy atentatet që sollën katër viktima dhe ka dërguar në gjyq, GJKKO, Taloç Çelën dhe 5 të pandehurit e tjerë, Nuredin Dumani, Altin Ndoci, Klevis Alla, Besian Xhixha, Enver Diva.

Bëhet fjalë për atentatet ku mbetën të vrarë vëllezërit Haxhia në Durrës dhe vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve lidhur me Proçedimin Penal nr.181/2020, në datën 06.07.2021 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të çështjes penale nr. 181/2020 në ngarkim të të pandehurve;

  1. Talo Çela (Cela) i biri i Jonuz dhe i Bajame, datëtëlindjes 11.1971, lindur në Elbasan, banues në lagjen Bradashesh Elbasan, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;
  • “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një  herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 , 334 të Kodit Penal.
  • “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi.
  • “Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 78/1- 25, 22, 278/1 e 25 të Kodit Penal.
  1. Nuredin Dumani i biri i Agim dhe i Sajme, i datëlindjes 26.04.1987, lindur ne Selishtë, banues ne lagjen nr 14, Durrës Nishtulla, me shtetesi shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;
  • Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë,
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet  79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334  të Kodit  Kodit Penal.
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
  • “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
  • “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
  1. Altin Ndoci, i biri i Nikoll dhe i Bardhe i datëlindjes 23.09.1987 lindur në Troshan Lezhe, banues ne Tiranë, Rruga “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
  • “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë,
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4,  333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal.
  1. Klevis Alla, i biri Xhemal dhe i Drites i datlindjes 02.07.1998, lindur në Durrës dhe banues në Durrës, lagjia nr.14 “Nishtulla”, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padenuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
  • “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një herë,
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
  • “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
  1. Besian Xhixha, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur më 28.01.1991, në Krujë, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
  • “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
  • “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 143/2 të Kodit Penal.
  1. Enver Diva, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur më 20.09.1979, në Fushë Mamurras, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale ;
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal .

Po kështu në Gjykatë u përcoll edhe kërkesa për pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj të pandehurit Klevis Alla, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 139-25, 236/2 dhe 242 të Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 28.06.2018 ndodhur në qytetin e Durrësit, ku është kryer një vjedhje në filialin e Postës Shqiptare në lagjen 18, pasi nga hetimet rezultoi se i pandehuri nuk i ka kryer.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...