34.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen tre persona – një në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të diel, rreth orës 17:05, në aksin nacional Prrenjas–Librazhd, në zonën e Qukësit, pranë vendit të njohur si “Lokali i Zenelit”.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përfshirë në përplasje, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga ekipet e ambulancës.

Si pasojë e përplasjes janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me vështirësi, vetëm në një krah të rrugës, çka ka sjellë vonesa në lëvizje për drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, si dhe ekipet e zjarrfikëses të Bashkisë Prrenjas, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet, si dhe për pastrimin e rrugës për të rregulluar qarkullimin.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje, veçanërisht në segmentet problematike të qarkullimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...