11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shqiptarët në zonë konflikti: Katër qytetarë të tjerë evakuohen me sukses nga Izraeli – Ministri Igli Hasani falënderon autoritetet ndërkombëtare

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se katër shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses nga territori i Izraelit, në një kohë tensioni dhe përshkallëzimi të ndjeshëm të konfliktit në rajon.

“Katër qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy të tjerë përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare,” shkruan Hasani.

Ministri falënderoi autoritetet e përfshira në operacionin e koordinuar të evakuimit:

“Falënderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për bashkëpunimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.”

Ai theksoi gjithashtu se MEPJ mbetet e angazhuar në monitorimin dhe ndihmën për çdo rast:

“Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.”

Ky është evakuimi i radhës i qytetarëve shqiptarë nga një zonë konflikti, në një moment ku situata në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet ndjeshëm. Ministria është në gatishmëri të lartë për të ndërhyrë në çdo rast ku nevojitet mbështetje konsullore dhe logjistike për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...