21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Trupi i një 70-vjeçari gjendet pa jetë në lumin buna – hetimet vijojnë

Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Muriqan, ku rreth orës 14:30, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi në afërsi të lumit Buna.

Viktima është identifikuar si S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ky rast, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë ndonjë problem shëndetësor apo aksident.

Ngjarja ka shqetësuar komunitetin lokal, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Në pritje të rezultateve përfundimtare, policia nuk jep ende një version zyrtar për shkaqet e humbjes së jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...