25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

24-vjeçarja vetëhidhet nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte/ Policia arreston bashkëshortin e viktimës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një vajzë 24-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta me burrin e saj, shtetasin me inicialet A.Gj., 31 vjeç, e reja me inicialet A. Gj., është vetëhedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia i ka vënë prangat bashkëshortit të viktimës, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që çifti kishte nisur ditën e djeshme.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...