34.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Trupa me duar dhe këmbë të lidhura në ujërat e Ibizës – Policia spanjolle nis hetim për vrasje të mundshme të emigrantëve

Ibiza, Spanjë – Një seri zbulimesh tronditëse ka alarmuar autoritetet në një prej destinacioneve më të njohura turistike të Spanjës. Policia dhe Garda Civile kanë gjetur të paktën pesë trupa të pajetë me duar dhe këmbë të lidhura në ujërat e Ishujve Balearik, kryesisht pranë Ibizës dhe Formenterës, gjatë muajit të fundit.

Sipas burimeve zyrtare, trupat dyshohet t’u përkasin emigrantëve, që po përpiqeshin të mbërrinin në bregdetin spanjoll përmes rrugëve të rrezikshme nga Algjeria. Por, ndryshe nga rastet e zakonshme të mbytjeve tragjike, këto kufoma janë gjetur të prangosura, çka ka çuar në dyshime serioze për vrasje të qëllimshme.

“Pozicioni i trupave dhe fakti që kishin të lidhura gjymtyrët e tyre na bën të besojmë se nuk bëhet fjalë për një aksident detar”, deklaroi një zëdhënës i Gardës Civile, duke shtuar se hetimi është në fazë të avancuar, por pa dhënë detaje të mëtejshme për publikun.

Zbulimet janë bërë në fazë të ndryshme gjatë javëve të fundit, ndërsa policia ka ruajtur një qëndrim hermetik për hetimet që po zhvillohen. Kufomat janë gjetur si në det, ashtu edhe në plazhe të izoluara, me të njëjtin model të lidhjeve dhe të gjitha pa dokumente identifikimi.

Sipas hetimeve të para, të gjithë viktimat udhëtonin me një mjet lundrues, dhe pista kryesore e hetimit është se kanë qenë emigrantë të paligjshëm, por rrethanat e vdekjes dhe prangosja e tyre lë të hapur dyshimet për trafik njerëzor, likuidime ose veprime kriminale të organizuara.

Autoritetet lokale dhe qendrore në Spanjë kanë shtuar kontrollet detare dhe kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar për të identifikuar rrjetet që mund të qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje tragjike.

Hetimet mbeten të hapura, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm të ndajnë çdo informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...