17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë – PD humbet më shumë vota, mandatat mbeten të pandryshuara

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po shkon drejt përfundimit, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se shpërndarja e mandateve nuk ka pësuar asnjë ndryshim, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët individualë në listat parapëlqyese, të njohura si listat e hapura.

Deri në orët e fundit janë rinumëruar 961 qendra votimi, por në vend që të përfitojë, Partia Demokratike, e cila ishte iniciatorja e këtij procesi, ka dalë më e dëmtuara.

Sipas burimeve nga Komisioni i Ankimimeve, PD ka humbur deri tani 524 vota, ndërkohë që Partia Socialiste ka humbur 339 vota nga rinumërimi. Humbje janë evidentuar edhe për Partinë Mundësia, megjithatë kjo e fundit nuk rrezikon mandatin e dytë në qarkun e Tiranës.

Gazetari Ervin Kello raportoi nga vendngjarja se sot pritet përmbyllja e plotë e procesit për Bashkinë e Tiranës, për të kaluar më pas në Kavajë dhe Rrogozhinë, dy bashki të tjera që janë pjesë e qarkut Tiranë.

Nëse ritmi aktual vijon, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon që gjithë rinumërimi për qarkun të mbyllet brenda pak ditësh, pa pritur ndonjë ndryshim në balancën politike që prodhoi 11 maji.

Në përfundim, ky proces duket se ka shërbyer më shumë për konfirmimin e rezultatit fillestar, sesa për përmbysje apo korrigjime të ndjeshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...