30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rasti i zhdukjes misterioze të vitit 1994 në Gjermani merr fund – Boris C. gjendet i gjallë në Francë pas 30 vitesh

Viersen, Gjermani – Një ngjarje që për më shumë se tri dekada konsiderohej si një nga vrasjet më të pazbardhura në Gjermani, ka marrë një kthesë të papritur. Boris C., një kroat i cili u zhduk në shtator të vitit 1994 dhe u shpall i vdekur nga familja e tij në vitin 1997, është gjetur i gjallë në Francë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, përfshirë “Bild”, Boris C., 37 vjeç në kohën e zhdukjes, banonte në Viersen, Gjermani. Në momentin kur u zhduk, policia gjeti makinën e tij në Düsseldorf me gjurmë gjaku brenda, duke çuar në dyshimet për një vrasje të mundshme. Megjithatë, pas hetimeve të shumta dhe një periudhe pa zgjidhje, familja e tij e shpalli të vdekur.

Në vitet që pasuan, hetimet u rihapën disa herë, ndërsa përparimet në teknologjinë e analizës së ADN-së zbuluan se gjaku i gjetur në makinë i përkiste vetë Boris C.-së. Në vitin 2024, autoritetet gjermane dhe franceze konfirmuan se Boris ishte gjallë dhe jetonte në Francë, ku kishte krijuar një jetë të re dhe një familje të re.

Sipas autoriteteve, Boris C. kishte inskenuar zhdukjen e tij për të shmangur problemet e mëdha me borxhet dhe frikën nga ndëshkimet ndaj vetes dhe familjes. Ai kishte shkaktuar vetë plagë për të krijuar skenën e rreme të një krimi.

Rasti u zbardh kur Boris kërkoi dokumente zyrtare në Francë vitin e kaluar, duke tentuar të marrë një patentë të re. Kontrolli i autoriteteve franceze nxori në pah statusin e tij si person i shpallur i vdekur në Gjermani, çka solli kontaktin me autoritetet gjermane dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ligjërisht, Boris C. mund të akuzohej për shkelje ligjore, por vepra është e parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se 5 vite nga ngjarja. Megjithatë, prokuroria po vlerëson nëse ka mundësi për ndonjë procedim tjetër penal.

Rasti i Boris C. ka shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik gjerman dhe është cilësuar si një prej ngjarjeve më spektakolare të zbardhura në dekadat e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...