22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Protesta në Venecia kundër dasmës luksoze të Jeff Bezos: “Ky qytet nuk është lodër për miliarderët”

Venecia, 29 qershor 2025 – Mijëra qytetarë venecianë, aktivistë mjedisorë dhe mbështetës të kauzave sociale dolën dje në rrugët e qytetit lagunor për të protestuar kundër dasmës luksoze të themeluesit të Amazon-it, Jeff Bezos, dhe bashkëshortes së tij, gazetares Lauren Sanchez. Dasma, e cilësuar nga mediat si “ngjarja e vitit”, u zhvillua në ishullin ekskluziv San Giorgio Maggiore, ndërkohë që Valë protestash përfshinë qytetin.

Marshimi nisi nga Sheshi i Stacionit dhe përfundoi në urën ikonike Rialto, ndërsa protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Venecia nuk është për shitje”, “Jo shfrytëzimit korporativ”, “Liri për Palestinën”. Atmosfera ishte e tensionuar, por paqësore.

“Ata mendojnë se po blejnë një qytet sikur të ishte një lodër për t’u përdorur sipas dëshirës së tyre, por njerëzit jetojnë këtu dhe nuk kanë nevojë për këtë,” – tha Paola, një nga aktivistet pjesëmarrëse.
“Amazon është një fabrikë e madhe shkatërrimi – e njerëzve, e punës dhe e territoreve.”

Kritika të ashpra pati edhe për ndikimin mjedisor të dasmës. Aktivisti gjerman Hans Peter theksoi ndikimin e fluturimeve private:

“Mbi 100 aeroplanë privatë që erdhën për dasmën kanë shkaktuar kaos në sistemin ajror të qytetit. Donacionet e Bezos nuk e zbusin dot dëmin që po i bën ambientit.”

Protestuesit e lidhën aktivitetin e miliarderit edhe me çështje globale, si shfrytëzimi i punëtorëve, mungesa e transparencës fiskale dhe mbështetja për kauza humanitare si ajo palestineze.

Ndërkohë, çifti Bezos-Sanchez, i shoqëruar nga një listë të ftuarish që përfshinte emra si Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio dhe Kim Kardashian, nuk ka dhënë deklarata për protestat. Dasma u organizua nën masa të forta sigurie dhe mediat u mbajtën larg.

Në Instagram, Sanchez zyrtarizoi martesën me një foto të saj me fustanin e artë dhe një mesazh të thjeshtë: “Mrs. Sanchez Bezos”.

Por për qytetarët e Venecias, kjo dasmë ishte më shumë sesa një ngjarje mediatike – ishte një simbol i tensionit midis jetës reale dhe luksit të pakufizuar të një elite globale që, sipas tyre, po shkel mbi qytetin dhe banorët e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...