10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shtyhet zgjedhja e kreut të AMA/ Prezenca e OSBE/ODIHR në Tiranë mbështet deklaratën e bërë nga delegacioni i BE

Prezenca e OSBE/ODIHR në Tiranë ka mbështetur deklaratën e bërë nga delegacioni i BE në Tiranë, i cili kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator.

Në një reagim në Twitter Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bën thirrje mazhorancës të garantojë një proces “gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s”.

Ky reagim vjen pas thirrjes që delegacioni i BE në Shqipëri i bëri Kuvendit, të shtyjë për në shtator emërimin e kreut të ri të AMA-s.

REAGIMI I OSBE-SË
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Ne gjithashtu kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës duke theksuar nevojën për një organ të pavarur rregullator të mediave.

Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA, për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...