36 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 2 Korrik 2025

♈ Dashi

Do ndiheni më bashkëpunues se zakonisht. Është ditë e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshje dhe për të ndihmuar dikë që ka nevojë për ju. Në dashuri, qetësia sjell afrim më të madh.

♉ Demi

Sot është një ditë e mirë për të reflektuar mbi qëllimet tuaja. Financat mund të përmirësohen përmes një vendimi të zgjuar. Në marrëdhënie, qetësia dhe sinqeriteti do jenë çelësi.

♊ Binjakët

Kreativiteti juaj është në maksimum. Do dini të gjeni zgjidhje për gjithçka dhe mund të lindë një lidhje romantike nga një bashkëpunim i papritur. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat.

♋ Gaforrja

Mund të hasni një situatë që ju vendos përballë zgjedhjesh të vështira. Mos u frikësoni nga e papritura – çdo përvojë është mësim. Kujdes me ndjeshmërinë e tepruar në çift.

♌ Luani

Sot do ndiheni të vlerësuar dhe të fortë. Përkushtimi që keni treguar së fundmi do shpërblehet. Në dashuri, një gjest i vogël do ngrohë zemrën e partnerit.

♍ Virgjëresha

Një takim i papritur mund të ndryshojë një mendim që keni pasur prej kohësh. Në dashuri, një ndjenjë e vjetër mund të rikthehet. Në punë, tregohuni praktikë dhe mos nxitoni.

♎ Peshorja

Mos lejoni që krenaria t’ju pengojë të shprehni ndjenja. Sot është dita për të qenë më i sinqertë me veten dhe me të tjerët. Marrëdhëniet përmirësohen ndjeshëm nëse flisni hapur.

♏ Akrepi

Gjëra të vogla, por me shumë rëndësi, do forcojnë marrëdhëniet tuaja. Sot do keni mundësi të tregoni sa shumë vlen ndjeshmëria dhe vëmendja në një lidhje.

♐ Shigjetari

Inspirimi vjen nga një person që ju frymëzon prej kohësh. Do filloni të shihni veten ndryshe dhe kjo do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj personale dhe profesionale.

♑ Bricjapi

Fokusohuni në gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë shpirtërisht. Sot është ditë e mirë për çështje që lidhen me shtëpinë apo marrëdhëniet familjare. Dëgjoni zërin e brendshëm.

♒ Ujori

Sot keni nevojë për ndryshim. Qoftë një bisedë e sinqertë apo një vendim i guximshëm, mos e shtyni më. Të rejat vijnë vetëm kur lejoni hapësirë për to.

♓ Peshqit

Intuita juaj është shumë e mprehtë sot. Do ndjeni lehtë se çfarë fshihet pas fjalëve të të tjerëve. Në dashuri, një bisedë intime do afrojë shumë dy zemra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...