18.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Elbasan – Zjarri në landfill nuk ndalet, tymi toksik mbulon qytetin dhe përhapet drejt Cërrikut

Zjarri në landfillin e Elbasanit vazhdon të jetë aktiv prej më shumë se 15 orësh, duke shkaktuar tym të dendur dhe toksik që ka mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe qytetin e Elbasanit dhe tashmë ka arritur deri në Cërrik.

Përpjekjet për shuarjen e flakëve po vijojnë me intensitet nga dhjetëra zjarrfikës, të cilët po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të erës së fortë, e cila jo vetëm që e përhap zjarrin, por e bën edhe më të rrezikshëm ndërhyrjen.

Gjatë natës, qytetarët raportuan ajër të rëndë dhe të padurueshëm, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar ende një njoftim zyrtar për rrezikun shëndetësor të ndotjes së ajrit.

Tymi ka ndjekur drejtimin e erës, fillimisht drejt lindjes, duke përfshirë Elbasanin, ndërsa tani që drejtimi i erës ka ndryshuar, reja toksike është përhapur në drejtim të Cërrikut.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në shëndetin publik, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore.

Autoritetet lokale dhe emergjencat civile pritet të japin informacione shtesë në orët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...