17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kundërshtoi konfirmimin në detyrë të kreut të Bashkisë Mallakastër/ Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve hedh poshtë ankimimin e PD-së

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë ankimimin e PD-së e cila kundërshtoi konfirmimin në detyrë të kreut të Bashkisë Mallakastër.

Në mbledhjen e sotme, KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e ankimimit të bërë nga PD.

“KAS në përfundim të shqyrtimit administrative të kërkesës ankimore nr. 58 bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të depozituar nga PD, lënien në fuqi të vendimit nr 422 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklaruas, Qerim Ismailaj të Bashkisë Mallakastër në qarkun e Fierit” – thuhet në vendimin e KAS.

Ditën e djeshme Partia Demokratike i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë për shfuqizimin e vendimit  për Qerim Ismailajn që të vazhdojë mandatin e tij në krye të Bashkisë së Mallakastrës.

Duke iu referuar Prokurorisë së Përgjithshme të cilët evidentuan një dënim me 3 vite të Ismailajt në Greqi, do të mjaftonin për KQZ që të ndalonin kandidimin e tij në zgjedhjet lokale të 2019.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...