30.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Thinking Machines Lab i Mira Muratit tërheq vëmendje me pagat marramendëse për specialistët e AI-së

Startup-i i ri i inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, i themeluar nga Mira Murati, ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, po bëhet qendër e vëmendjes në Silicon Valley – dhe jo për ndonjë produkt të ri, por për pagat rekord që po ofron.

Sipas një raporti të Business Insider, kompania e Muratit, e themeluar në fillim të vitit 2025, u paguan disa anëtarëve të ekipit teknik deri në 500,000 dollarë në vit, pa llogaritur shpërblimet dhe bonuset që zakonisht e shtojnë ndjeshëm këtë shumë. Këto të dhëna burojnë nga dokumentet federale për vizat H-1B – një burim i rrallë dhe transparent për të kuptuar se sa po paguhen specialistët në industrinë teknologjike amerikane.

Shembuj konkretë nga dosjet përfshijnë:
• Një inxhinier AI me pagë prej 500,000 dollarë në vit.
• Dy anëtarë të tjerë teknikë me 450,000 dollarë secili.
• Një bashkëthemelues i listuar si specialist i mësimit automatik me 450,000 dollarë.

Këto shifra nuk përfshijnë aksionet (equity), të cilat në startup-et me vlerësim miliarda dollarësh mund të rezultojnë edhe më fitimprurëse.

Kompania e Muratit ka mbledhur 2 miliardë dollarë në financim, me një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh, pavarësisht se ende nuk ka hedhur në treg ndonjë produkt. Kjo tregon besimin e madh të investitorëve në vizionin e saj – një vizion që buron nga eksperienca e saj direkte në zhvillimin e ChatGPT dhe projekteve të tjera të avancuara në OpenAI.

Për shumë analistë, strategjia e Thinking Machines është e qartë: të ndërtojë një ekip elitar të nivelit më të lartë në botë, përpara se të shpallë publikisht produktin që synon të garojë me gjigantët si OpenAI, Anthropic apo xAI e Elon Musk.

Ndërkohë, tregu i punës në fushën e inteligjencës artificiale vazhdon të nxehet, dhe Thinking Machines Lab po jep sinjalin se lufta për talentin më të mirë vetëm sa ka filluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...