28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Karim Adeyemi: “Borussia Dortmund është shtëpia ime – nuk do të pendohesha kurrë nëse qëndroja përgjithmonë”

Sulmuesi i ri i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, ka shprehur dashurinë e thellë për klubin e tij aktual, duke deklaruar publikisht se e ndjen veten plotësisht si në shtëpi në “Signal Iduna Park” dhe se nuk do të kishte aspak pendesë nëse do të qëndronte atje për gjithë karrierën.

Në një konferencë për shtyp gjatë Kupës së Botës për Klube, 23-vjeçari nuk i kurseu fjalët e ngrohta për klubin gjerman, duke rikujtuar se ka qenë tifoz i Dortmundit që në fëmijëri.

“Gjithmonë e kam thënë se e dua këtë klub. Isha tifoz kur isha lojtar i ri – edhe familja ime,” – tha ai.

Adeyemi u ndal me respekt edhe te figura e Marco Reus, një ikonë e Dortmundit që së fundmi u largua pas një dekade besnikërie:

“Kur mendoj për Marco Reus, i cili dha gjithçka për këtë klub dhe gjithmonë ka mbetur besnik, mendoj se do të ishte çmenduri të thoja se dua të ndjek hapat e tij. Kanë mbetur edhe disa vite, por siç thashë, ndihem mirë këtu dhe nëse do të luaja për këtë klub përgjithmonë, nuk do të pendohesha aspak.”

Megjithatë, lojtari ndërkombëtar i Gjermanisë tregoi edhe realizëm për të ardhmen:

“Nuk e di kurrë se ku do të të çojë rruga, çfarë do të sjellë jeta, por për momentin, gjithçka është në rregull këtu.”

Karim Adeyemi iu bashkua Dortmundit nga RB Salzburg në verën e vitit 2022 për rreth 30 milionë euro, dhe që nga atëherë ka treguar potencial të madh, edhe pse lëndimet dhe forma jo gjithmonë konstante kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij.

Fjalët e tij vijnë si një sinjal i fortë për qëndrueshmëri dhe përkushtim, një vlerë gjithnjë e më e rrallë në futbollin modern, ku transferimet dhe ofertat milionëshe shpesh prishin lidhjet mes lojtarëve dhe klubeve. Në rastin e Adeyemit, zemra i duket e verdhë dhe e zezë, për momentin dhe ndoshta… përjetësisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...