21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike dhe informacion për votat e diasporës: Ankesë edhe për Celibashin

Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të vënë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend, si dhe informacion të detajuar mbi kthimin e zarfeve të votave të diasporës, përfshirë mënyrën se si janë dorëzuar – dorazi apo jashtë sistemit zyrtar të shpërndarjes me DHL.

Sipas burimeve, në dijeni të kësaj kërkese është vendosur edhe misioni i OSBE/ODIHR, ndërsa PD ka bashkëngjitur edhe një ankesë për kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar se nuk i ka vënë në dispozicion materialet e kërkuara, pavarësisht kërkesave të përsëritura.

Në ankesë theksohet gjithashtu se në shumë prej materialeve të siguruara pamjet filmike kanë prerje të qëllimshme, duke u ndërprerë pikërisht në momentet kritike të procesit të numërimit të votave.

Kërkesa zyrtare është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, dhe tashmë pritet shqyrtimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse do të bëhet transparencë për këto elementë të rëndësishëm të procesit zgjedhor.

Partia Demokratike kërkon hetim të plotë mbi integritetin e procesit, sidomos në lidhje me sigurinë dhe transparencën e votës së emigrantëve dhe garancinë që duhet të ofrojë sistemi i monitorimit me kamera në qendrat e votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...