10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Identiteti” i rremë zbulohet në Tiranë: Laborator për falsifikim dokumentesh, në pranga babë e bir

Tiranë – Një tjetër rast i rëndë i falsifikimit të dokumenteve është zbuluar nga Policia e Tiranës, e cila finalizoi me sukses operacionin e koduar “Identiteti”, pas një hetimi intensiv 7-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit.

Në pranga kanë rënë dy shtetas, Ylli dhe Pjerin Brahimaj, përkatësisht 65 dhe 45 vjeç, babë e bir. Ylli Brahimaj ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” nga SPAK, për përfshirje të mëparshme në një grup kriminal me të njëjtën veprimtari.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarve, u zbulua një ambient i përshtatur në mënyrë të sofistikuar si laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave. Aty u sekuestruan dokumente të dyshuara si të falsifikuara, pajisje dhe sende të tjera që shërbenin për prodhimin e identiteteve të rreme.

Falsifikimet kishin për qëllim ndihmën për kalime të paligjshme të kufirit, një veprimtari kriminale me pasoja të rënda në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet dhe për të zbardhur të gjitha lidhjet e mundshme me raste të mëparshme të trafikimit të paligjshëm të shtetasve jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...